CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

2 të vdekur dhe 32 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 2 vdekje nga COVID-19 dhe 32 raste të reja të të infektuarve.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKShPK), në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 69 qytetarë nga COVID-19, kurse numri i rasteve aktive në vendin tonë aktualisht është 709.

Njoftimi i plotë i IKShPK-së:

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 148 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.696 doza të vaksinës.

Deri më sot 818.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 98.630 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 1.217 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 69 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.042.

Në total numri i rasteve aktive është 709”.