COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

2 të vdekur dhe 2,243 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar dy raste të vdekjes si pasojë e infektimit me COVID-19.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, 2,243 qytetarë kanë rezultuar pozitiv nga 8,416 testime.

“Sot janë shëruar 465 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161,170”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Në total numri i rasteve aktive është 19 mijë e 519.