COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

2 të vdekur dhe 133 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar dy vdekje me COVID-19. Ndërsa, nga 4,139 testime, 133 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15,925 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ministria tutje potencon se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,226,063 doza të vaksinës, prej tyre 474,783 mijë me dozën e dytë.

Në total numri i rasteve aktive është 6,077.