Klinika Infektive QKUK - FOTO KALLXO - Mars 2020

2 persona në gjendje të rëndë me COVID-19 në Klinikën Infektive

Klinika Infektive ka njoftuar se aktualisht në këtë klinikë janë duke u trajtuar 15 pacientë më COVID-19.

Nga këto, 9 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Ndërsa në mjekimin intensiv janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive. Që të dy pacientët kanë sëmundje kronike të veshkave dhe janë në dializë.

Po ashtu një njoftim një Facebook bëhet e ditur se gjithsej 5 pacientë COVID-19 pozitiv dhe të cilët janë në dializë, 3 prej tyre janë në gjendje të përmirësuar.

Ndërsa sot lirohen nga klinika 18 pacientë të shëruar nga infeksioni me COVID-19.

Gjithashtu 2 raste të cilët kanë rezultuar negativ në testimet e fundit për COVID -19 vazhdojnë trajtimin në klinikë si dhe në pritje të rezultatit është vetëm një pacientë.

Ka tash e disa ditë që në Kosovë numri i të shëruarve është më i madh sesa i të infektuarve.

Aktualisht të infektuar me COVID-19 janë 856 persona janë shëruar 490 persona, ndërsa kanë vdekur 26 persona.