Ilustrim

2 pacientë me COVID-19 në kujdes intensiv, 28 të tjerë me oksigjeno-terapi

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar në raportin e saj 24 orësh ka bërë të ditur se dy pacientë me Coronavirus në kujdes intensiv mjekësor, ndërsa 28 të tjerë janë nën asistim me oksigjeno- terapi.

Numri i pacientëve me COVID-19 cilët po kërkojnë trajtim mjekësor në klinika dhe spitale rajonale ka rënë dukshëm nëse krahasojmë me disa muaj më parë ku numri ishte shumë më i lartë.

Përveç pacientëve të cilët aktualisht janë të infektuar me COVID-19, Klinika e Pulmologjisë është duke trajtuar edhe pacientët post- COVID. Në këtë klinikë janë të shtrirë 24 pacientë post-COVID.

Në anën tjetër, në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 12 pacientë, ndërsa në atë të Mjekimit Intensiv 2 pacientë.

Në Spitalin e Ferizajt dhe Gjakovës janë duke trajtuar gjashtë pacientë me Coronavirus, tre pacientë janë në Mitrovicë, dy në spitalin regjional të Gjilanit ndërsa vetëm një pacient po mjekohet në spitalin e Prizrenit.

Dje në nivel vendi janë shënuar edhe 14 raste të reja me SARS-CoV-2 nga 2 mijë e 140 testime të marra në terren.

Aktualisht në Kosovë janë 515 raste aktive me COVID-19.