Ministri Dalibor Jevtiq | Foto: Ministria për Komunitete dhe Kthim

2 milionë euro për ndërtimin e shtëpive të komuniteteve që kthehen në Kosovë

Ministria për Komunitete dhe Kthim ka në dispozicion 2 milionë euro buxhet për ndërtimin e shtëpive për komunitetet, për të kthyerit në Kosovë.

Këto 2 milionë euro janë ndarë në me emërtimin ndërtimi i shtëpive për të kthyerit.

Deri më tani, në projektin për ndërtimin e shtëpive të të kthyerve janë shpenzuar 16 milionë e 749 mijë euro.

Ndërsa deri në 2023, kur pritet të përfundoj projekti për ndërtimin e shtëpive për të kthyerit priten të shpenzohen edhe mbi 6 milionë euro të tjera.

Totali për këtë projekt deri në 2023 është paraparë të jetë 23 milionë e 749 mijë e 834 euro.

Kjo ministri, nuk ka asnjë ndarje të re buxhetore për vitin 2020, të gjitha janë bartje të projekteve të viteve paraprake.

Këtu mund ta gjeni se cili është misioni dhe kompetencat e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

Buxheti total i Qeverisë së Kosovës për vitin 2020 është 2 miliardë e 356 milionë e 860 mijë e 914 euro.

 

Buxheti i vitit 2020 për Ministrinë për Komunitete dhe Kthim