COVID-19, LAJM I FUNDIT

2 mijë e 706 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se sot janë shënuar 132 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 118.

Ndërkaq, sipas këtyre të dhënave deri më tani numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 2,706.

Instituti ka bërë të ditur se më 15 korrik në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 486 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 132 raste pozitive.

“Numri total i rasteve pozitive është 5.369 raste nga 29.546 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 118 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Më datë 15 korrik 2020, janë shëruar 83 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.545 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.706”, thuhet në njoftim.