2.5% import më të shtrenjtë në Kosovë për tre muaj

Në tre muajt e parë të sivjetëm, janar-mars, mallrat që hyrën në Kosovë ishin për 2.5 për qind më të shtrenjta në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2020, ndërsa nëse krahasohet me tremujorin paraprak, tetor-dhjetor 2020, shtrenjtimi importit shkon në 3.3 për qind.

Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës bëjnë të ditur se Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit pati ngritje për 3.3 për qind në tremujorin e parë të këtij viti në krahasim me tre muaj më parë.

Sipas ASK-së, ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: metalet bazë dhe artikujt e tyre 8.2 për qind, produktet minerale 7.8 për qind, produktet bimore 7.3 për qind, plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre 3.3 për qind, shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve 2.1 për qind, artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit 2.0 për qind, artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani 1.7 për qind,  vajrat ushqyese 1.7 për qind, pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike 1.3 për qind,  lëkura dhe artikujt prej saj 1.1 për qind, instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës 1.0 për qind, mjetet e transportit 0.9 për qind, produktet e industrive kimike 0.9 për qind,; druri dhe artikujt e tij 0.8 për qind, artikujt e ndryshëm të prodhuar 0.6 për qind, si dhe tekstili dhe artikujt prej tij 0.4 për qind.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: këpucët -0.9 për qind, letra dhe artikujt e saj -0.4 për qind,.

Importi shtrenjtohet për 2.5% në raport me periudhën e njëjtë të 2020-ës

Çmimet e importit në Kosovë patën ngritje në një mesatare prej 2.5 për qind në tremujorin e parë të sivjetëm në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2020.

Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: lëkura dhe artikujt e saj 9.2 për qind, metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë 8.3 për qind, vajrat ushqyese 6.1 për qind, mjetet e transportit 5.6 për qind, artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit 3.4 për qind, plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre 3.0 për qind, artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani 2.4 për qind, artikujt e ndryshëm të prodhuar 2.3 për qind, shtazet e gjalla dhe produktet e shtazëve 2.2 për qind, pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike 2.2 për qind, instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës 1.4 për qind, produktet minerale 1.2 për qind, produktet e industrive kimike 1.2 për qind, druri dhe artikujt e tij 1.2 për qind, dhe produktet bimore 1.1 për qind.

Tutje thuhet se ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: tekstili dhe artikujt prej tij  -9.9 për qind, letra dhe artikujt prej saj -1.2 për qind, dhe te këpucët -1.0 për qind,.

Këto të dhëna Agjencia e Statistikave të Kosovës i bëri të ditura me publikimin e raportit “Indeksi i Çmimeve të Importit (IÇIMP) në Kosovë” për TM1 2021.