193 raste të reja me COVID-19

193 raste të reja me COVID-19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik gjatë këtyre orëve në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 491  mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 193   raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 10.988  raste nga  42.627 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 373  raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve janë shëruar 205 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej  6.616  raste.