190 të shëruar nga COVID-19 për 24 orë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 190 persona nga COVID-19 në tërë Kosovën.

Deri më tani numri i të shëruarve në nivel vendi ka shkruar në 6 mijë e 248.

Nga 463 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren 171 raste kanë rezultuar  pozitive.