19 vjeçari grabiti mbi 15 mijë euro duke kërcënuar me armën lodër, arrestohet

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut ka bërë të ditur se ka arrestuar sot të dyshuarin G.O., 19 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës për grabitje në një institucionet për transfer parash në Mitrovicë.

Sipas Policisë, i dyshuari duke përdorur një armë lodër dhe i maskuar ka arritur të grabisë një shumë prej pesëmbëdhjetëmijë e shtatëqind e pesëdhjetë euro.

“I dyshuari G.O., është arrestuar dhe pas kontrollit të sigurisë, tek ai është gjetur një qese najloni në të cilin të gjendeshin një sasi e parave prej pesëmbëdhjetëmijë e shtatëqind e pesëdhjetë euro të cilat dyshohet se janë grabitur ne institucionin e transfereve te parave, një armë e zezë e cila dyshohet të jetë e plastikës (armë lodër), një maskë për mbulimin e fytyrës si dhe një palë dorëza”, thuhet në njoftim.

Policia bënë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe ndaj të tij është iniciuar rasti për veprën penale, ”Grabitje”. Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.