COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

19 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur 19 persona nga COVID-19,

4 raste të vdekjes janë nga Gjilanit, 4 nga Prizreni, 2 nga Vushtrria dhe nga 1 i vdekur në disa qytete të tjera.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 19 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 4 raste (78, 71, 67, 64 vjeç), Prizren 4 raste (75, 72, 72, 62 vjeç), Vushtrri 2 raste (80, 72 vjeç), Drenas 1 rast (75 vjeç), Ferizaj 1 rast (56 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Klinë 1 rast (57 vjeç), Malishevë 1 rast (66 vjeç), Pejë 1 rast (78 vjeç), Prishtinë 1 rast (78 vjeç), Skenderaj 1 rast (52 vjeç).”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 904.