COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

19 të vdekur me COVID-19 dhe 703 të infektuar brenda 24 orëve

19 qytetarë të infektuar me Coronavirus kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë në raportin 24 orësh gjithashtu ka njoftuar se 703 qytetarë të tjerë kanë rezultuar pozitiv me SARS-CoV-2 nga 10 mijë e 851 mostra të testuata nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Sot janë shëruar 2 mijë e 255 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 131 mijë e 930”, thuhet tutje.

Aktualisht në Kosovë janë 20 mijë e 652 raste aktive me COVID-19.

Nga 13 marsi i vitit të kaluar e deri më tani me Coronavuirus janë infektuar  154 mijë e 607 qytetarë, prej tyre 2 mijë e 709 kanë vdekur.