COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

19 raste të reja me COVID-19 për 24 orë, asnjë vdekje

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 121 doza të vaksinës kundër COVID-19 kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.992 doza të vaksinës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes kurse 19 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 nga 879 testime.

Në total numri i rasteve aktive është 434.

Sipas MSh-së, deri më sot 821.612 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë ndërsa  janë dhënë 101.042 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Rastet me COVID-19, 21 prill 2022