CoVid-19 - Të infektuar

19 raste të reja me COVID-19 nga Komuna e Prizrenit

Numri i rasteve të reja me persona të infektuar me Covid-19 në Komunën e Prizrenit është rritur.

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, nga testimet e fundit që janë bërë, nga 267 mostra, 21 prej tyre kanë rezultuar pozitive, 19 nga të cilat janë nga Komuna e Prizrenit.

Sipas njoftimit, rastet e reja në Prizren sipas vendbanimit, 15 raste janë në Prizren, një rast në Romajë, një rast në Lubiçevë, një rast në Kijevë dhe një rast në Nashec.

IKSHP në njoftimin e tij ka bërë të ditur se rastet positive janë të gjitha raste kontakti.

KALLXO.com raportoj se nga testimet e fundit, 21 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Dalin rezultatet e 267 mostrave për COVID-19 në Kosovë

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 22 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 5.263.085 raste të COVID-19 dhe 337.813 raste të vdekjes.