CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 2,672 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

“Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105,590. Në total numri i rasteve aktive është 137”, thuhet në njoftim.

MSh-ja ka shtuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 12,932 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 356,771 doza të vaksinës. Deri më sot 107,551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, bën të ditur Ministria.