Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

19 kandidatët e PDK-së që morën votat për deputet

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është radhitur e dyta me 148 mijë e 296 vota, përkatësisht 16.9 për qind nga totali.

Ky subjekt politik ka arritur që të siguroj 19 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Kandidati më i votuar është Enver Hoxhaj me 100,518 vota, pasur nga Uran Ismaili me 26,748 sosh, ndërsa i treti radhitet Bedri Hamza me 24,033 vota.

Kandidatët të tjerë që kanë arritur të marrin votat e mjaftueshme për parlament janë edhe Mergim Lushtaku (16,317), Memli Krasniqi (15,931), Elmi Reçica (14,487), Ferat Shala (14,220), Ardian Kastrati (13,228), Xhavit Haliti (10,562), Bekim Haxhiu (10,234), Eliza Hoxha (10,008), Hajdar Beqa (9,954), Ganimete Musliu (9,868), Abelard Tahiri (9,365), Blerta Deliu (9,339), Fadil Nura (9,292), Ariana Musliu – Shoshi (8,183), Adelina Grainca (7,158) dhe Floretë Zejnullahu (6,475).

KQZ njoftoi sot se nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare prin Lëvizja Vetëvendosje më 438,334 vota apo 49,95%.

Kjo është lista e plotë e kandidatëve për deputetë që kanë fituar ulëse në Kuvend nga radhët e PDK-së: