COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

186 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 186 raste të reja me COVID-19.

Sipas IKShPK-së, ky rezultat ka ardhur nga 1049 mostra të testuara në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.049 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 186 raste positive”, është bërë e ditur.

Numri total i rasteve pozitive  në vend është 17.943 raste nga 87.147 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 663 raste të vdekjes.