
Foto: Anadolu Agency
182 orë pas tërmetit që la mbi 36 mijë të vdekur në Turqi dhe Siri, nxirret i gjallë një 12-vjeçar (VIDEO)
Një djalë 12-vjeçar në Hatay u shpëtua nga rrënojat 182 orë pas tërmetit të 6 shkurtit që la mbi 36 mijë të vdekur në Turqi dhe Siri, raporton Anadolu Agency.
Në orën e 182-të të tërmetit në lagjen Antakya të Hatajit, një djalë 12-vjeçar u shpëtua nga rrënojat e ndërtesës në të cilën ishte bllokuar.
Hatay’da yıkılan apartmanın enkazından depremin 182’nci saatinde 12 yaşındaki Kaan isimli çocuk kurtarıldı
https://t.co/GLHRs4v42y pic.twitter.com/l61njuV5Dc— ANADOLU AJANSI (@anadoluajansi) February 13, 2023
Pas tërmeteve në Kahramanmaraş më 6 shkurt, përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në Hatay.
Në rrënojat e një apartamenti të shkatërruar nga tërmeti në “Cebrail Mahallesi Akevler Sokak” në rrethin qendror të Antakyas, ekipet e lidhura me brigadën e zjarrfikësve të Komunës Metropolitane të Kocaelit identifikuan një person.
Djali 12-vjeçar, emri i të cilit mësohet se ishte Kaan, u shpëtua nga rrënojat e ndërtesës 182 orë pas tërmetit 7.8 ballë të Rihterit që preku Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e hershëm të 6 shkurtit.
Fëmija është dërguar në spital pas kontrolleve.