1,800 euro për bexhat e KQZ-së, për zgjedhjet e së dielës

Me datën 23 të këtij muaji, institucioni i zgjedhjeve në Kosovë, KQZ, bërë të ditur se ka përzgjedhur kompaninë prej së cilës furnizohet me destinktivë apo ndryshe që njihen si bexha.

Për tenderin në fjalë,  KQZ kishte përdorur procedurën e negociuar të prokurimit, me kriter të dhënies së kontratës, çmimi më i ulët.

Me kompaninë e përzgjedhur për kontratë, “Solvit ShPK”,  KQZ nënshkroi kontratë në vlerë 1,800 euro.

Përmes këtij tenderi, parashihet shtypja e distinktivëve për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Mitrovicë të Veriut

Me datën 20 të muaji tetor, ish presidenti Thaçi ka shpallur datën 29 nëntor si datë për organizimin e zgjedhjeve në të jashtëzakonshme për kryetar në Komunën e Podujevës dhe për kryetar në Komunën e Mitrovicës së Veriut.

Komuna e Podujevës shkon në zgjedhje pasi që ish kryetari i kësaj komune, Agim Veliu kaloi në ekzekutivin e vendit duke u bërë ministër i Punëve të Brendshme në kohën e Qeverisë Kurti me 4 shkurt ndërsa

Komuna e Mitrovicës së Veriut shkon në zgjedhje pasi kjo komunë ish kryetari i kësaj komunë, Goran Rakiq mori dy pozita në Qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti atë të zëvendës kryeministrit dhe të ministrit në Ministrinë e Pushtetit Lokal.

Ditë më parë, KQZ njoftoi se ka kontraktuar rreth 12 mijë euro për mjete mbrojtëse pë zgjedhjet të cilat pritet të mbahen ditën e diel.

Tutje, javën e kaluar, KALLXO.com raportoi se ka siguruar fomularët pët këto zgjedhje

Gjithashtu janë kontraktuar edhe kompani nga Sllovenia të cilat do të kujdesen për shtypjen e fletëvotimeve.