180 operacione për 6 muaj u kryen në Kirurgjinë Torakale

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se janë kryer 180 operacione për 6 muaj.

Nazmi Kolgeci, u.d. drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, ka njoftuar se vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, përkundër situatës me Pandeminë e COVID-19, janë kryer 180 operacione të ndryshme.

Ai tha se krejt kjo punë është kryer nga 13 kirurgë torakal dhe 3 specializantë, e po ashtu nga 20 infermier/e, por edhe nga stafi tjetër i anesteziologëve.

Sipas tij, është e nevojshme të zgjerohen hapësirat për këtë klinikë, në mënyrë që të ketë edhe zgjerim të numrit të shërbimeve që ofrohen në klinikë.