Foto: Ilustrim

18 vjeçari arrestohet për aksidentin me fatalitet në Lipjan

KALLXO.com para pak miuntave raportoi për një aksident trafiku me fatalitet i cili ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00, në fshatin Hallaq të Lipjanit.

KALLXO.com merr vesh nga burimet se personi i dyshuar për shkaktim të këtij aksidenti është një 18 vjeçar, ndërsa viktima e këtij aksidenti është një person i moshës 44 vjeçare.

Sipas policisë, i dyshuari i cili tashmë është arrestuar, duke drejtuar veturën me targa lokale, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, është aksidentuar me një veturë tjetër.

Si pasojë e aksidentit të dy drejtuesit pësojnë lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ku viktima si pasojë e lëndimeve të rënda ka vdekur.

Një i vdekur nga aksidenti në Lipjan