Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

18 vite burgim për dy të pandehurit të akuzuar për vrasjen e djalit të dajës

Gjykata e Prishtinës ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Bali dhe Baki Reçica për rastin ku ishte vrarë djali i dajës së të akuzuarve.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikatë të Gjykatës së Prishtinës.

Të akuzuarit Bali Reçica pas ricilësimit të veprës nga ana e Gjykatës në vrasje të rëndë, iu shqiptua dënimi me burg prej 15 viteve.

Ndërsa për të akuzuarin Baki Reçica pas ricilësimit të veprës penale në – pjesëmarrje në rrahje, iu shqiptua dënimi me burgim prej 3 vitesh.

“Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko civil”, thuhet tutje në komunikatë.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.