Staf spitalor duke u kujdesur për pacientë të COVID-19 në spitalin e sëmundjeve infektive në Tiranë. Foto: LSA

18 viktima nga Covid-19 dhe 801 raste të reja në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit lidhur me pandeminë Covid-19.

Nga 2.264 testime kanë rezultuar pozitivë 801 qytetarë, ndërsa kanë  vdekur 18 pacientë.

Të infektuarit vijnë nga këto bashki 349 raste në Tiranë, 49 raste në Vlorë, 41 raste në Lushnje, 39 raste në Lezhë, 32 raste në Shkodër dhe Korçë, 31 raste në Tepelenë, 23 raste në Berat dhe Gjirokastër, 22 raste në Librazhd, 20 raste në Krujë dhe Mat, 16 raste në Durrës dhe Dibër, 15 raste në Tropojë, 10 raste në Has, 9 raste në Devoll dhe Kuçovë, 8 në Kukës, 7 në Malësi e Madhe, 6 raste në Elbasan dhe Mallakastër, 4 raste në Gramsh, 3 raste në Fier dhe Delvinë, 2 raste në Kavajë, Pukë, Bulqizë, 1 në Kurbin, Sarandë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 490 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 20.974 që nga fillimi i epidemisë.

Kurse të vdekurit vijnë nga këto bashki: nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Elbasan, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Korça, 1 qytear nga Durrësi dhe 1 qytetar nga Kruja./21Media