COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

18 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë një person ka rezultuar pozitiv me COVID-19 gjersa numri i rasteve aktive është 18.

Sipas të dhënave gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes prej COVID-19 gjersa janë shëruar tre persona.

Sipas ministrisë, në 24 orët e fundit nuk është vaksinuar asnjë person me vaksinën anti-COVID, derisa gjatë kësaj kohe janë kryer 71 testime.