COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

18 qytetarë rezultojnë pozitivë me COVID-19 brenda 24 orëve, nuk shënohet asnjë rast i vdekjeve

2 mijë e 198 testime të dyshimta për COVID-19 janë bërë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike prej tyre 18 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa nuk është evidentuar asnjë rast i vdekjeve.

Ministria e Shëndetësisë në raportin e saj 24 orësh po ashtu ka potencuar se 23 qytetarëve janë shëruar nga coronavirusi dhe se deri më tani numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur 157 mijë e 106 qytetarë. Aktualisht në nivel vendi janë 510 raste aktive me SARS-CoV-2.

Nga 13 marsi i vitit të kaluar e deri më tani, në Kosovë janë shënuar 160 mijë e 572 raste pozitive prej tyre 2 mijë e 974 kanë vdekur.