18 policë kufitar trajnohen nga KFOR-i amerikan në 'Shkathtësitë Malore'

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me KFOR-in amerikan kanë organizuar trajnimin një javorë “Shkathtësitë Malore”.

Ky trajnim është mbajtur për 18 policë të Departamentit të kufirit.

“Në këtë trajnim jashtëzakonisht të rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale të zyrtarëve policorë të kufirit. Janë certifikuar gjithsejtë 18 zyrtarë policorë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Trajnimi është mbajtur në Bonsteel, në Qendrën e Trajnimeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.