18 pacientë me COVID-19 duke u trajtuar në Spitalin e Gjakovës

Në Spitalin e Përgjithëm në Gjakovë janë duke u trajtuar 18 pacientë të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Sipas njoftimit të Spitalit të Gjakovës, në 24 orët e fundit janë të hospitalizuar 42 pacientë.

Deri më tani janë 18 pacientë të konfirmuar me COVID-19 , nga këta 9 pacientë janë me oksigjen kohë pas kohe, ndërsa në pritje të rezultatit të testit janë 24 pacientë.

“Kujdesuni për veten, familjen dhe shoqërinë. Bartja e maskave mbetet obligative, vazhdoni të mbani distancën fizike, lani duart me kujdes disa herë në ditë”, thuhet në apelin e Spitalit Rajonal në Gjakovë.