Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

177 të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se 177 pacientë janë  shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Deri më tani numri i të shëruarve në nivel vendi ka shkruar në 16 mijë e 862 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10 mijë e 192 raste.

Nga 2059  mostra të marra, 963  kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka njoftuar se nga  2059 mostra të marra 963 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes nga COVID-19 janë: Prishtinë 3 raste (88, 67, 64 vjeç), Gjakovë 2 raste (85, 83 vjeç), Pejë 2 raste (81, 62 vjeç), Prizren 2 raste (74, 70 vjeç), Kamenicë 1 rast (90 vjeç), Podujevë 1 rast (69 vjeç), Suharekë 1 rast (60 vjeç), Viti 1 rast (66 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 27 mijë e 851 raste nga 115 mijë 794 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 797 raste të vdekjes.