17 vjeçari kapet nga policia me Kallashnikov

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj njofton se kanë pranuar një informatë se një 17 vjeçar posedon armë zjarri.

Bëhet fjalë për një person me inicialet A. SH.

Sipas Policisë, në shtëpinë e tij është gjetur një armë zjarri automatike me një karikator pa fishek.

“Në lidhje me këtë policia në bazë të autorizimeve dhe në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka marr veprimet e nevojshme dhe ka gjetur në shtëpinë e tij një armë zjarri automatike me një karikator pa fishek”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se me vendim të prokurorit është iniciuar rasti penal “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa arma i është konfiskuar.