Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

17 të vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Kosovë

17 të infektuar me COVID-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit.

Rastet e vdekjes kanë ndodhur në Prishtinë 4 raste (87, 86, 71, 61 vjeç), Gjilan 3 raste (66, 66, 61 vjeç), Gjakovë 2 raste (72, 72 vjeç), Rahovec 2 rast (72, 71 vjeç), Istog 1 rast (72 vjeç), Lipjan 1 rast (64 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (64 vjeç), Suharekë 1 rast (82 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç).

Numri total i vdekjeve nga COVID-19 është 1.220.

Sot  kanë rezultuar 294  raste pozitive me coronavirus pas testimit të 1 mijë e 35 mostrave të dyshimta.

COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes.

Bartja   e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.