COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

17 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, asnjë vdekje

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 17 raste të reja pozitive me COVID-19, ndërsa nuk ka pasur asnjë vdekje.

Sipas njoftimit, nga 1,263 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv Coronavirus.

Ndërsa janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157,748.

Në total numri i rasteve aktive në Kosovë është 335.

Sipas MSh-së, në 24 orët e fundit janë dhënë 1,349 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,612,311 doza të vaksinës. Deri më sot 759,901 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftim