Spitali i Vushtrrisë

17 pacientë me COVDI-19 janë duke u trajtuar në spitalin e Vushtrrisë

 

Në Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri janë duke u trajtuar gjithsej tridhjetekatër pacientë.

Sipas të dhënave nga ky spital shtatëmbëdhjetë nga këta pacientë janë të konfirmuar me COVID-19.

Ndërsa njëzetenjë pacientë janë me oksigjenoterapi, kurse edhe shtatëmbëdhjetë të tjerë janë në pritje të rezultatit.

Në këtë spital janë duke u trajtuar edhe pacientët me COVID-19 nga qyteti i Mitrovicës, pas vendimin të Komitetit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës për menaxhim të situatës me Covid-19, i cili ka shndërruar Spitalin e Përgjithshëm në Vushtrri, si Spital për trajtim të rasteve me Covid-19 nga Vushtrria dhe Mitrovica.

COVID-19 ka prekur edhe një pjesë të stafit në këtë spital, ku pesëmbëdhjetë pjesëtarë të stafit shëndetësor janë të infektuar nga pandemia.

Të përfshirë janë pesë mjek, tetë infermierë dhe dy anëtarë të stafit teknik, raporton Kallxo.