Qeveria-Kuvendi

Foto: Denis Sllovinja

17 milionë euro nga AKP-ja Qeveria i ridestinoi për rimëkëmbje ekonomike

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme elektronike ka vendosur për përdorimin e mbi 17 milionë eurove nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, për Programin e rimëkëmbjes ekonomike.

Sipas një njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Qeveria ka miratuar vendimin për aprovim të reduktimit dhe ri-destiminimit të alokimeve të lira nga lista e projekteve kapitale të pa shpenzuara, të të gjitha projekteve të lira nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Vlera totale e mjeteve është 17,456,665 euro.

Zakonisht Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) pas procesit të likuidimit të ndërmarrjeve, mjetet e mbetura ia kalon buxhetit të shtetit.