17 komuna të prekura sot me COVID-19, prin Prishtina

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se sot në nivel vendi kanë rezultuar pozitiv COVID-19, 62 persona ku 61 të tjerë janë shëruar.

32 persona të infektuar me Coronavirus janë në Prishtinë, ndërsa komunat e tjera janë më me pak se pesë persona.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 32 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Rahovecit 4 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Kamenicës 2 raste, komuna Lipjanit 2 raste, komuna e Mamushës 2 raste, komuna e Vushtrrisë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Drenas, Ferizaj, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Podujevë, Skenderaj, Suharekë dhe Viti, bënë të ditur IKShPK.

Tash e disa ditë kryeqyteti është komuna me më së shumti të infektuar.

Ndërsa në nivel vendi janë 2494 persona të infektuar, 1307 të shëruar dhe 44 të vdekur.