Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

1,641 raste aktive me COVID-19, kryeqyteti prin me raste pozitive

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 46 raste pozitive me COVID-19 në nivel vendi.

Edhe sot, kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, vazhdon të jetë komuna me më së shumti raste pozitive. IKShPK njoftoi se në kryeqytet janë shënuar 21 raste pozitive me COVID-19.

Në Komunën e Drenasit, Ferizajt, Fushë Kosovës, Suharekës e Vushtrrisë u konfirmuan nga 3 raste. Ndërsa, në Gjilan 2 raste.

Ky është njoftim i plotë i IKShPK-së:

77 TË SHËRUAR DHE 46 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 560 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 15,425 raste nga 65.454 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 619 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 77 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13,165 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.641.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 21 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Gjilan 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjakovë, Kamenicë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë dhe Viti.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!