
COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza
164 raste të reja me COVID-19
03.7.2022 - 09:56
Ministria e Shëndetësisë njoftoi të dielen se në 24 orët e fundit nga 570 testime, 164 raste kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Sipas njoftimit, nuk ka raste të vdekjes, ndërkaq 49 persona janë shëruar.
14 persona janë vaksinuar në 24-orët e fundit.
Numri total i rasteve aktive me COVID është 1.012.