16 vjeçarja lind fëmijë në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të bashkëjetesës jashtëmartesore me një person nën moshën 16 vjeçare në Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit, QKUK ka njoftuar se viktima, nën moshën 16 vjeçare ka lindur në repartin  e gjinekologjisë.

Viktima ka bërë të ditur se ajo bashkëjeton me personin e dyshuar.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet e nevojshme policore.