16 vjeçarja kthehet te familja e saj, pas dy ditëve që ishte larguar

Policia e Kosovës ka arritur të kontaktojë me vajzën gjashtëmbëdhjetë vjeçare, e cila ishte larguar nga shtëpia me datën 23 nëntor.

E njëjta, më pas është kthyer në familjen e saj në Prizren.

Sipas komunikatës së Policisë, viktima e mitur e lindur në vitin 2005, i është nënshtruar kontrollit mjekësor dhe i është dorëzuar familjarëve të saj në gjendje të mirë shëndetësore dhe fizike.

Vajza ishte larguar nga shtëpia me datë 23.11.2021, rreth orës 17:40.