Lajm i Fundit, Coronavirus

16 të vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19

Instituti Kombëetar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 16 vdekje të reja nga virusi COVID-19, në Kosovë.

Po ashu, IKShPK-ja ka njoftuar se janë regjistruar 196 raste të reja, duke e rritur numrin në total të infektimeve në 9 mijë e 688 raste.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 134 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.480 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.908”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.