COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

16 të vdekur me COVID-19, mbi dy mijë të infektuar

Është duke vazhduar numri i lartë i të vdekurve me coronavirus si dhe infektimeve në nivel vendi.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 16 persona kanë vdekur me COVID-19 përderisa 2 mijë e 98 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me SARS-CoV-2.

“Sot janë shëruar 1 mijë e 614 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 111 mijë e 400”, thuhet në njoftimi e MSh-së.

Aktualisht në Kosovë janë 25 mijë e 407 raste aktive me coronavirus. 137 mijë e 52 persona kanë infektuar deri më tani në nivel vendi, prej tyre 2 mijë e 387 kanë vdekur.

Në anën tjetër është duke vazhduar procesi i vaksinimit. Brenda 24 orëve në nivel vendi janë vaksinuar 15 mijë e 862 qytetarë.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 780 mijë e 637 doza të vaksinës, 261 mijë e 818 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Procesi I imunizimit në Kosovë ka filluar më 29 mars 2021.