Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

16 studentë të mjekësisë mbështesin stafin shëndetësor për vaksinim 

Personelit shëndetësor sot i janë shtuar edhe 16 mantela të bardha, studentë të mjekësisë në Universitetin e Prishtinës,  në përkrahje të stafit shëndetësor. 

Këtë e ka bërë të ditur UNICEF përmes një shkrimi në Facebook. 

“16 studentë të rinj dhe të pasionuar të mjekësisë nga Universiteti i Prishtinës, në vijën e parë të frontit për të mbështetur fillimin e vaksinimit kundër COVID-19”, tguhet në njoftim. 

UNICEF ia ndihmuar Kosovës me 24 mijë vaksina kundër coronavirusit, sot pritet të filloj vaksinimi i qytetarëve të Kosovës.