CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

16 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 16 persona janë infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

MSh bënë të ditur se janë shëruar 45 qytetarë nga COVID-19 duke rënë në 481 numri i rasteve aktive me virus në Kosovë.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 5 mijë e 287 doza të vaksinës kundër COVID-19.