COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

16 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 16 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë rast i vdekjes.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 20 doza të vaksinës, ndërsa në total prej fillimit të vaksinimit deri më tani janë dhënë 1 milion e 824 mijë e 575 doza të vaksinës, ndërsa deri më sot janë vaksinuar me dozën e dytë 821 mijë e 438 qytetarë.

Njoftimi i plotë i Ministrisë:

“18 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.575 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.438 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.906 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 589 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.267.

Në total numri i rasteve aktive është 472”.