COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

16 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike rezultatet e 198 testimeve për COVID-19.

Sipas këtyre rezultateve, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitivë kurse nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Gjithash, Ministria ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë vetëm 50 doza të vaksinës.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.149 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.550 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 103.070 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.282.

Në total numri i rasteve aktive është 101.