COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

16 qytetarë rezultojnë pozitiv me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 593 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 27 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.767.

Në total numri i rasteve aktive është 328.