Foto: KALLXO.com

16 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se është duke trajtuar 57 pacientë me COVID-19, ku prej tyre 16 janë në gjendje të rëndë.

“Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 57 pacientë me Covid-19. 34 pacientë janë në oksigjeno terapi, 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë. ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile,” thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim theksohet se edhe në mesin e stafit mjekësor ka shumë të prekur me coronavirus, përfshirë mjekë, infermierë dhe punëtorë të shërbimit teknik.

“Nga personeli i spitalit 6 mjekë, 15 infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimit teknik janë të infektuar me COVID-19,” theksohet tutje në njoftim.

Kosova deri tani ka regjistruar 9,049 të infektuar me virusin COVID-19, 4,989 prej të cilëve janë shëruar dhe 256 kanë vdekur.