Spitali Regjional i Gjilanit Foto: KALLXO.com

16 mësimdhënës të infektuar me COVID-19 në Gjilan

Në komunën e Gjilanit janë të infektuar 16 mësimdhënës me virusin COVID-19.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, drejtori i Arsimit në këtë komunë Nazim Gagica.

“Tani për tani i kemi të infektuar 16 mësimdhënës në shkollat publike me COVID-19, bile shumica priten të kthehen këtë javë”, ka thënë Gagica përmes telefonit.

Ai ka bërë të ditur se mësimi ka vazhduar në gjendje normale, ndërsa mësimdhënësit e infektuar janë vetëizolu, kurse sipas tij, burimi i infeksionit është ngushtuar.

“Kryesisht mësidhmënësit e infektuar janë të shkollave të qytetit, por ka edhe aty-këtu ka të fshatrave”, ka thënë Gagica.

Në anën tjetër, ditën e djeshme janë regjistruar 197 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, kurse numri i rasteve aktive deri më tani është 2,478.