Ilustrim

159 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë infektuar 159 persona me COVID-19, nga 844 testime të kryera.

Ndërsa 4 persona kanë humbur betejën me coronavirusin duke e çuar numrin total të viktimave në 362, raporton Top Channel.

52 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6940 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Rastet e reja janë në këto bashki: 68 qytetarë në Tiranë, 14 në Durrës, 13 në Elbasan, 11 në Shkodër, 9 në Berat, nga 6 qytetarë në Krujë, Gjirokastër, 5 në Pogradec, 3 në Korçë, nga 2 raste të reja në Kurbin, Kukës, Has, Kavajë, Kamëz, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Maliq, nga 1 rast në Devoll, Lezhë, Librazhd, Peqin, Kuçove, Vorë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht situata në spitalet COVID vijon të jetë e njëjtë ku marrin shërbim mjekësor 185 pacientë ndërkohë që 15 persona janë në terapi intensive dhe 6 pacientë janë të intubuar.