CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

158 persona rezultojnë të infektuar me COVID-19

2,193 mostra janë testuar në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shendetit Publik të Kosovës dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT  (rapide antigjenike).

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 22 raste, Vushtrri 20 raste, Mitrovicë 17 raste, Skenderaj 16 raste, Gjilan 11 raste, Lipjan 11 raste, Gjakovë 10 raste, Ferizaj 8 raste, Pejë 8 raste, Drenas 7 raste, Istog 5 raste, Viti 5 raste, Obiliq 4 raste, Deçan 3 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste, Kaçanik 1 rast, Podujevë 1 rast, Prizren 1 rast”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

IKShPK po ashtu ka njoftuar se tre persona nga komuna e Gjilanit kanë vdekur ndërsa 346 persona të tjerë janë shëruar.

Aktualisht në Kosovë janë 7,156 raste aktive me SARS-CoV-2.

Numri total i rasteve pozitive është 106,022 raste nga 546,741 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,198 raste të vdekjes.